Sporti

Silvio Berlusconi shtrihet përsëri në spital

04/07/2021 11:33
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Monza, Silvio Berlusconi thuhet se është shtruar në spital për herë të dytë në dy javë.

La Repubblica raporton se ish Presidenti i Milanit u shtrua në spital dje pasdite në San Raffaele në Milano, përcjell GazetaBlic.

Ai arriti me helikopter nga Provence, ku kishte kaluar Pashkët me vajzën e tij Marina.

Gazeta raporton se Berlusconi u vlerësua dje nga mjekët, të cilët vendosën ta kthejnë atë përsëri në San Raffaele pas kontrollit.

Presidenti i Monza tashmë kishte qenë në spital në 24 Mars.

/GazetaBlic/