Opinion

Siguria në trafik?

07/30/2018 14:00
nga:Bekim Thaqi

Viteve të fundit si një problem që ka dalë në pah, dhe që po e mundon shoqërinë në Kosovë është siguria në trafik e cila çdo vit po merr viktima të shumta dhe po shkakton pasiguri gjatë daljes në rrugë dhe operimit me automjete.

Në një mënyrë apo tjetër kjo është shëndrruar në problem nacional.

Si term, siguria në komunikacionin rrugor i referohet metodave dhe masave të përdorura për të parandaluar që viktimat e rrugës të vriten ose të plagosen rëndë dhe ku si përdorues tipikë të rrugëve përfshihen: këmbësorë, çiklistë, shoferë, pasagjerë, dhe pasagjerë të transportit publik në rrugë.

Është e vërtetë se gjendja në rrugët tona është e keqe, dhe se ka nje disproporcion me shpejtësine e kufizuar ligjore, dhe me atë se si ngasin veturat shoferët kosovarë. Të vozitesh në rrugët tona, e vëren se të gjithë nxitojnë diku edhe atëherë kur nuk kanë ndonje punë urgjente apo afat kohor për të arritur në destinacion.

Tërë kësaj, i shtohet edhe vozitja e pakujdesshme kur tejkalojnë aty ku nuk duhet tejkaluar asesi dhe vozitin ngadalë bile edhe nën shpejtësine e lejuar vetëm aty ku mendojnë ose parashohin se mund të qëndrojë policia.

Thënë shkurt, nuk ka ndonje kulture të vozitjes, por vozitet si të mundet vetem duke nxituar dhe arritur në destinacion.

Edhe autoshkollat tona dhe vendet ku të rinjte tanë i nënshtrohen provimeve për patentshoferë nuk është se e bëjnë punen ashtu si duhet. Edhe aty ka nepotizëm , tolerime të skajshme, nuk zbatohen në përpikëri kriteret që duhet plotësuar, me respekt ndaj përjashtimeve.

Policia e Kosovës duhet që të ndryshoje strategji dhe në bashkpunim me MPB-në të zhvillojë një sistem të tolerancës zero. Duket se as gjobat e larta e as strategjitë per edukimin e shoferëve te rinj nuk po bëjnë punë.

Gjobat, megjithëse të larta në dukje nuk po jepen mjaftueshëm shpesh sa për të vetëdijsuar publikun e gjerë.

Pra shoferi kosovar, merr vesh vetëm atehere kur goditet në xhep dhe në mënyrë frekuente. Të gjithë e dime se kushtet dhe rrethanat ekonomike në Kosovë nuk janë të mira, por nuk duhet të na dhimbsen shoferët e pandërgjegjshëm të cilët pos që e vendosin vetën në rrezik rrezikojne edhe të gjithe pjesmarrësit tjerë në komunikacion. Nëse dëshirojme që ti shmangemi viktimave dhe aksidenteve të shumta duhet që sa më parë te zhvillohet strategjia që si pikë të parë e ka tolerancen zero dhe të alokohen njësi të mjaftueshme policore në rrugë që do e zbatonin këtë.

Vetëm në këte mënyrë mund të ndalim këtë “luftë” që po zhvillohet në rrugët e Kosovës dhe që po merr jetë njerëzish thuajse përditë.

05/03/2018 22:37

Asociacioni dhe ndërlidhja me Ushtrinë e Kosovës