Lajme

“Siguri dhe begati, mos lësho pe”- Slogani i LVV-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit!

12/12/2025 21:54
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Slogani i VV-së është “Siguri dhe begati, mos lësho pe”.

“Ne punojmë për siguri dhe begati të vendit tonë. Ne nuk do të lëshojmë pe. Mos lëshoni dhe ju pe për Kosovën të begatë e të sigurtë” thuhet në njoftimin e LVV-së.

Postimi i plotë:

I ftojmë qytetarët tanë, kudo ku janë e punojnë që të mos lëshojnë pe nga kërkesa për begati e siguri.

Ne punojmë për ta pasuruar shtetin, shoqërinë, ata që nuk kanë, brezat e rinj, e mbi gjitha familjet, prindërit që punojnë çdo ditë me plot sakrifica.

Ne punojmë për ta pasur shtetin e sigurtë, ekonominë e forcuar, sigurinë e jetës, punës, familjes, sigurinë financiare çdo grua e burrë në vendin tonë.

Ne punojmë për siguri dhe begati të vendit tonë. Ne nuk do të lëshojmë pe. Mos lëshoni dhe ju pe për Kosovën të begatë e të sigurtë.