Sporti

Sigal Prishtina triumfon ndaj Bashkimit dhe siguron finalen e madhe ndaj Trepçës

02/15/2024 22:00
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Sigal Prishtinës ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Kosovës në basketboll.

Kreqytetasit triumfuan me rezultat 71-66 në gjysmëfinale ndaj Bashkimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje shumë interesante dhe e rivlizuar deri në momentet e fundit, me basketbollistët e Prishtinës që ishin më të koncentruar në çastet vendimtare.

Në finale, Sigal Prishtina do të përballet me skuadrën e Trepçës, ndeshje kjo që zhvillohet me 17 shkurt.

/GazetaBlic Sport/