Sporti

Sigal Prishtina e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në ENBL League

12/09/2025 12:12
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina sonte do të ketë ndeshjen e gjashtë në grupet e Ligës ENBL.

Bardhekaltrit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të përballen me BC Opava.

Kryeqytetasit pas tri fitoreve radhazi në grupe, pësuan dy humbje, ndërsa në anën tjetër BC Opava ka katër fitore në katër ndeshje, dukë mos pësuar asnjë humbje në këtë edicion.

Dueli mes Sigal Prishtinës dhe Opava nis në orën 19:00.