Sporti

Sigal Prishtina e mposhtë bindshëm Bashkimin

12/14/2019 19:09
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina ka mundur Bashkimin me rezultat bindës 120:59 në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Divine Myles me 24 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Meriton Ismaili me 20 e pesë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Corey Ross me 17 pikë.

Sigal Prishtina tani ka 12 fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi 11 fitore dhe katër humbje.

Super Liga e Kosovës në basketboll Përfundon ndeshja:SIGAL PRISHTINA 120:59 KB Bashkimi#hajdeprishtinë

Publiée par KB Prishtina sur Samedi 14 décembre 2019