Kandidatja e LDK-së në Ferizaj, Sibel Halim ka publikuar një fotografi së bashku me kandidatën LDK-së për Prishtinë, Përparim Rama.
Halimi në përshkrimin e fotografisë ka reaguar ndaj lajmeve që qarkulluan se KQZ nuk ua ka lejuar asaj dhe Ramës për të kandiduar në zgjedhjet e 17 tetorit pasi që kanë aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut.
“Saherë po qëllojmë bashkë, po na sulmojnë. E ne, veç po forcohemi e po buzëqeshim! Nga 17 tetori, Prishtina e Ferizaj do të jenë n’duar t’sigurta”, u shprehë Halimi në postimin e saj.