Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, vizitoi fshatin Papaz, nga ku tha se kontejnerët e mbeturinave janë shndërruar në deponi, kurse banorët e fshatit përballen me mungesë të ujit të pijshëm.
Ajo me këtë rast shpalosi programin qeverisës, ku theksoi se problemi i mbeturinave si për të gjithë Ferizajn ashtu edhe për Papazin do të zgjidhet me projektin e klasifikimit dhe riciklimit të mbeturinave.
Ndër të tjera, Halimi tha se bizneset e shumta në Papaz do ta kenë partnerë kryesorë komunën.