Lajme

Si u zu në janar dhe u lirua brenda dite ish-komandanti i UÇK-së në Serbi?!

05/22/2020 15:12
nga:A. R.

Një ish-komandant i UÇK-së, muajin e parë të këtij viti, u arrestua nga autoritetet serbe në Serbi.

Kjo pasi i njëjti, kishte marrë rrugën për Slloveni, por vendosi të kaloj nga Serbia, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, pasi ish-komandanti i UÇK-së u zu nga forcat serbe, ai thirri në telefon për ndihmë, Fatmir Shehollin, ish pjesëtar i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimit të viteve të 90-ta, e tash, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

Sheholli, ka treguar detaje të këtij rasti për herë të parë në emisionin Kontra me Halil Berishën, ku ishte përballë Bedri Elezit nga Instituti Kosovar për Studime Ndërkombëtare.

“Në janar të këtij viti një komandant i një Zone Operative të UÇK-së niset me shku për Serbi e ndalet në Merdare…, bile ma shkruan më duket më kanë marr peng”, ka thënë Sheholli.