Lajme

Si u prit në LDK nominimi i Konjufcës për kryetar Kuvendi?

01/21/2020 00:04
nga:Gazeta Blic

Besian Mustafa – zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka treguar se si është pritur në partinë të cilës ai i takon, nominimi i Glauk Konjufcës për postin e kryetarit të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në emisionin Zona B në Klan Kosova, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur asnjë informatë se kush do të nominohet për postin e lartcekur dhe se nominimi i cilitdo nga VV për këtë post do të përbënte befasi për LDK-në.

“Ne nuk kishim asnjë informatë zyrtare që Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdonte tutje me nominimin e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit”.

“Natyrisht se nënkuptohej që për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje nuk duhej të kishte befasi dhe nominimi i cilitdo nga VV-ja për kryetar të Kuvendit, për ne si LDK do të përbënte befasi”.

“Ne këtë veprim e pamë nga dy këndvështrime: 1) VV ose kishte vendosur që të shfrytëzonte mundësinë për formimin e një Qeverie të pakicave ose 2) kishte filluar të negocionte për formimin e Qeverisë me ndonjë parti tjetër”.

Besian Mustafa e ka treguar edhe arsyen se pse Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që ta votojë nominimin e Glauk Konjufcës për kryeparlamentar.

“Isa Mustafa e ka bërë të qartë për VV-në se nëse e shohin LDK-në si pengesë; atëherë ne do t’ua përkrahnim një vendim të tillë. Ne deshëm ta bëjmë të qartë se LDK nuk do të paraqesë pengesa për themelimin e institucioneve”.

“Vendimi i LDK-së ishte që të hapet rruga për themelimin e institucioneve sepse ne jemi parti institucionaliste dhe gjithmonë kemi hapur rrugë”.

E thotë Mimoza Kusari- Lila: Këto janë arsyet pse nuk po arrihet koalicioni VV-LDK

02/02/2020 13:41

LDK miraton marrëveshjen për bashkëqeverisje me VV-në