Lajme

Si u përshëndeten sot Thaçi e Vuçiqi?

02/14/2020 12:14
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishin një përshëndetje të “ftohtë” pas ceremonisë së nënshkrimit për hapjen e linjës hekurudhore në Munih.

Më poshtë mund të shihni momentin kur dy presidentët përshëndeten njëri me tjetrin.

Video nga minuta e 08:00-të:

Nënshkrimi i marrëveshjes për hekurudhat dhe rrugët mes Kosovës dhe Serbisë – Në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadorit amerikan, Richard Grenell.Ambsadori Grenell tha, se e sheh nënshkrimin e marrëveshjeve si hap për përqëndrimin në zhvillimin ekonomik. Grenell shprehu mirënjohjen që kemi arritur në këtë pikë, ky ishte fokusi- me të cilin ishin dakord edhe presidentët që në fillim, si mund të ecim përpara në zhvillimin ekonomik, tha ai. Grenell theksoi, se dhënia shpresë për të ardhmen ndryshon gjendjen. Kuptimi i gjithë kësaj janë vendet e punës. Kjo marrëveshje, sipas tij, dërgon një mesazh tek biznesi në SHBA e në Europë që të vijnë në rajon e të japin kontribut për zhvillimin.Thaçi falënderoi ambasadorin Grenell për punën e shkëlqyer për arritjen e marrëveshjes. Ajo është një hap tjetër progresi pas arritjes së marrëveshjes për linjat ajrore, tha Thaçi. Kjo marrëveshje është mesazhi më i mirë, se rajoni do të ketë paqe, zhvillim, vende pune, ajo që u duhet njerëzve në Kosovë, Serbi e Ballkanin Perëndimor. Kosova beson në lidershpin e presidentit Trump dhe ambasadorit Grenell që gjatë kësaj periudhe e këtij viti mund të arrihet arrihet marrëveshje përfundimtare paqësore, Kosovë-Serbi, theksoi presidenti i Kosovës.Vuçiq në fjalën e tij para nënshkrimit të marrëveshjes në Mynih falënderoi presidentin Trump dhe ambasadorin Grenell për angazhimin e tyre për çështjet në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e interesimin për një liri të rëndësishme në lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit e njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ishin negociata të vështira me Prishtinën, por me interesimin e presidentit Trump u arrit kjo marrëveshje, që është në të mirë të njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ne si palë serbe e mbështesim këtë. Në marrëveshje merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Prishtinë, Philipp Kosnet.

Publiée par DW Shqip sur Vendredi 14 février 2020