Opinion

Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

04/05/2020 16:44
nga:Avni Klinaku

Shkruan: Avni Klinaku

Për gjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime!

Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!

Në anën tjetër, PDK e LDK tash po qesin “zjarr nga goja” se qeveria nuk po merr masa për ta shtrirë sovranitetin në veri!!!

Ndryshime të bindjeve, parimeve e politikave varësisht a je në pozitë a në opozitë, nga të dyja anët!

Dhe pse?

1) Për të mbetur në pushtet apo për të ardhur në pushtet, dhe

2) Asnjëra palë kurrë nuk e kanë kuptuar drejt kontekstin ndërkombëtar në të cilin ndodhet Kosova, kurrë nuk kanë dashtë ta pranojnë realitetin në veri dhe kurrë nuk janë brengos për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore.