Fit&Sexy

Si t’i mposhtni depresionin dhe të gjitha problemet jetësore: Ja këshillat

01/11/2018 07:30
nga:E Sh

Njeriu të cilit qysh nga viti 1963 i kanë thënë që do të jetojë vetëm dy vjet, edhe sot na inspiron dhe na inkurajon.

Stephen Hawking është fizikan i njohur botëror, ka mbajtur leksione mbi vrimat e zeza në Institutin Mbretëror të Londrës.

Është interesante pikëpamja të cilën shkencëtari e ka dhënë, duke konstatuar që vrima e zezë nuk është fund dhe vdekje, por me siguri rrugë deri te universet e tjera.

Në këtë mënyrë mund ta konsiderojmë edhe depresionin.

Gjatë ligjëratës së tij, profesori Hawking është përgjigjur jo vetëm si shkencëtar por edhe si njeri “i zakonshëm”.

Ka dhënë përgjigje shumë poetike kur është fjala se si mund t’i kapërcejmë vështirësitë në jetë, transmeton Telegrafi.

E ka krahasuar depresionin me vrimën e zezë:

”Porosia e kësaj ligjërate është që vrimat e zeza nuk janë të zeza si ato, për shembull, të pikturuara apo të ngjyrosura. Ato nuk janë burgje të përjetshme siç është menduar dikur. Çdo gjë mund të dalë nga vrima e zezë si jashtë universit, ashtu edhe në universin tjetër. Kështu që në qoftë se ndiheni sikur keni rënë në vrimë të zezë, mos hiqni dorë – ekziston dalja”.

Hawking nuk është vetëm shkencëtar brilant, zbulimet e të cilit kanë tronditur shkencën, por edhe personi i cili është i njohur për vullnetin e vet të fuqishëm.

Është diagnostikuar me sëmundjen e neuroneve motorike në vitin 1963, ndërkaq mjekët i kanë dhënë vetëm dy vjet jetë.

Jo vetëm që profesori Hawking ka mbijetuar deri në ditët e sotme, por ka arritur deri në shumë zbulime: ka shkruar libra, ka mbajtur ligjërata dhe vazhdon të inspirojë dhe të inkurajojë absolutisht të gjithë njerëzit.

Njeriu me vullnet të fortë ju porosit:

“Madje edhe në momentet më të errëta, mbani në mend: Gjithmonë ekziston dalja. Mbase edhe deri te universet e tjera”. /Telegrafi/

04/21/2018 15:00

Këmbë të vrara? Ja si t’i shpëtoni ecjes së dhimbshme