Lajme

Si të studioni në Republikën Çeke me bursë të plotë?

04/11/2018 17:24
nga:Gazeta Blic

Studentëve nga Kosova ju ofrohet mundësia të studiojnë në Republikën Çeke me bursë të plotë në universitetet më të mira në Republikën Çeke.

Një nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë me punë të vazhdueshme po e vendosë Kosovën në hartën e botës, sepse deri më tani ka nënshkruar rreth 44 marrëveshje për shkëmbim të studentëve me universitetet më të mira të Evropës. Deri më tani, kanë përfituar 47 studentë të cilët kanë studiuar me bursa të plota duke përfituar shkollim falas, 800 euro kompenzim mujor dhe 275-360 euro kompenzim për shpenzime të transportit.Ndërsa, këtë vit pritet që edhe 176 studentë të tjerë të dërgohen për studime jashtë vendit në shtetet e BE-së, ku secili përfiton bursë në vlerë prej 5,075 euro për semester.

Era Baliu dhe Ibrahim Kunushefci, janë studentët fatlum të Kolegjit Universum, të cilët gjatë semestrit vjeshtor, ëndrrat e tyre për të studiuar jashtë vendit me bursë të plotë, do t’i bëjnë realitet në Masaryk University, universiteti më i madh publik sa i përket numrit të studentëve në Republikën Çeke.

Universitetet në të cilat kanë studiuar këta studentë, ku do ta kenë mundësinë edhe studentët e rinj, përfshijnë shtetet si Gjermania, Britana e Madhe, Italia, Turqia, Latvia, Portugalia, Kroacia, Polonia, Rumania, Lituania, Sllovenia, Irlanda, Bullgaria, Finlanda, Republika Çeke, Maçedonia dhe Estonia.

Këto janë disa nga universitetet ku ata në studentë kanë studiuar: University of Applied Sciences (Ludwigshafen-Gjermani), Bradford University (Britani e Madhe), KAMK University (Finlande), Tallin University (Estoni),  Masaryk University (Republiken Çeke), GEA College (Slloveni),  Univresidade Nova de Lisboa (Portugali) University Politehnica of Bucharest (Rumani) Middle East Technical University (Ankara), Afyon Kocatepe University (Turqi), KadirHas University (Turqi), Turiba Univesity (Latvi), University of Foggia (Itali), University of Palermo Business School PAR (Rijeka), University College of Pedagogy (Poloni), University of Sofia (Bullgari).

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Për më shumë informata na kontaktoni ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në në +377 44 144 062, [email protected] ose direkt duke klikuar këtu.

09/21/2018 17:07

Si po studiojnë studentët kosovar në Gjermani me bursë të plotë?