Të gjithë e dimë se grimi është një mjet i fuqishëm.
Shumica grimohen për t’u dukur bukur, për të rritur vetëbesimin tek vetja dhe disa e shprehin një lloj arti përmes make-upit, shkruan Baiebotanique.com.
Megjithatë, vetëm për të krijuar një grim të thjeshtë ditor, duhet të vendosim një mori produktesh; e mos të flasim pastaj për një grim të rënduar.
Por si ta shmangin këtë, si mund ta arrijmë një bukuri të pastër, të shëndetshme dhe natyrale.
Si mund ta bëjmë këtë? Epo, duhet të fillojmë me një lëkurë të mrekullueshme. Këtu kemi listuar disa mënyra se si mund ta fitoni një shkëlqim natyral pa përdorimin e grimit.
Dobia e të ushqyerit mirë
Një dietë ushqyese është një mënyrë efikase për të arritur një pamje më të shëndetshme. Një dietë e shëndetshëm do të funksionojë gjithashtu për t’ju mbajtur rrezatues dhe shëndetshëm nga brenda duke i dhënë trupit tuaj gjithçka që kërkon.
Shtoni fruta dhe perime në konsumin tuaj të përditshëm, ushqime të pasura me yndyrna Omega-3 dhe ushqime të pasura me vitamina dhe minerale.
Bëni mjaftueshëm gjumë
Njerëzit që flenë mjaftueshëm mund të kenë shumë përfitime, nga një qarkullim i mirë i gjakut dhe hormone të balancuara, në rigjenerimin më të shpejtë të qelizave, madje edhe disa përfitime nga biosinteza e proteinave – që përfshin prodhimin e kolagjenit dhe keratinës.
Kushtoni vëmendje kujdesit tuaj të lëkurës
Të jesh i vetëdijshëm për përbërësit është një gjë e mirë. Ajo që vendosni brenda trupit tuaj ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm, ajo që aplikoni në sipërfaqe bën të njëjtën gjë. Lëkura juaj thith 60 për qind të gjërave që vendosni, prandaj sigurohuni që të bëni disa kërkime mbi përbërësit që janë në kujdesin e lëkurës, kujdesit të flokëve dhe make up-it tuaj. Mbani larg produktet që përmbajnë parabene dhe sulfate që mund të shkaktojnë acarim në lëkurën tuaj ose të thajnë flokët tuaj. Është më mirë t’i përmbaheni produkteve që përmbajnë përbërës natyralë.
Bëni ushtrime në palestër
Po, ushtrimet janë gjithashtu të mira për lëkurën tuaj. Shkëlqimi që keni nga djersitja është më shumë se sa endorfina.
Shkencërisht është vërtetuar se stërvitja është e mirë për lëkurën tuaj dhe përmirëson disponimin tuaj. Minimumi 3 orë aktivitet fizik në javë do të rezultojë në përmirësimin e shëndetit tuaj. Përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon në largimin e toksinave, rrit sasinë e oksigjenit të dërguar në lëkurën tuaj, siguron një nxitje të endorfinës që redukton stresin dhe qetëson të gjithë trupin tuaj, duke përfshirë lëkurën tuaj!
Kujdesuni për buzëqeshjen tuaj
Vizitoni dentistin çdo gjashtë muaj ose më shumë dhe ndiqni rutinat e rregullta si larjen e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë me pastë dhëmbësh të mirë të shëndetshëm. Përdorni shpëlarës goje dhe mbani buzëqeshjen tuaj të duket e shëndetshme dhe e pastër.
Adhurojeni bukurinë tuaj autentike
Ju nuk keni nevojë të hiqni tërësisht grimin nga jeta juaj; ju vetëm duhet të jetoni me mendësinë se është një shtesë e bukurisë suaj, jo diçka që është e nevojshme për ta përmbushur atë. Lëreni shpirtin tuaj të shkëlqejë përmes bukurisë suaj të vërtetë.