Sporti

Si sot shtatë vite më parë zbarkonte në Bernabeu, ja trofetë që i ka fituar Modric me Real Madridin

08/27/2019 12:37
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të mbetet njëri nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

fjala është për fantazistin kroat të Real Madridit, Luka Modric, i cili sot shënon shtatë vjetorin e zbarkimit në Bernabeu, shkruan GazetaBlic.

Ish-ylli i Tottenhemit, ka fituar një sërë titujsh me galaktikët, derisa, padyshim se spikat ai personal, “Topi i Artë” që e fitoi vitin që e lamë pas, pas performancave të jashtëzakonshme me kombëtaren ballkanase në “Kupën e Botës”, ku për herë të parë në histori, arriti të fitojë medaljen e argjendtë.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha titujt që i ka fituar ai:

Liga e Kampionëve 🏆🏆🏆🏆

La Liga 🏆

Kupa e Mbretit 🏆

Kupa e Botës për klube 🏆🏆🏆

Superkupa e Evropës 🏆🏆🏆

Superkupa e Spanjës 🏆🏆

Topi i Artë 🥇

Lojtari më i mirë i FIFA-s 🥇

Lojtari i vitit nga UEFA 🥇

/GazetaBlic/

08/21/2019 16:08

ZYRTARE: Ky është dënimi për Modric-in, pas kartonit të kuq ndaj Celta Vigos