Sporti

Si sot, nëntë vite më parë, Interi fitoi trofeun e fundit

05/29/2020 13:58
nga:M K

Si sot, nëntë vite më parë, Interi fitoi trofeun e fundit.

Zikaltërit mposhtën Palermon 3-1 me 29 Maj 2011, në kuadër të finales së madhe të kupës, për të shtuar një tjetër titull në sirtarin e tyre, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, ky ishte titulli i fundit që e fitoi skuadra nga qyteti i modës në Itali, pasi më vonë pasoi një rënie, duke ndryshuar shumë trajnerë.

Gjasat u rikthyen këtë vit me zbarkimin e Contes, teksa mbetet të shihet nëse ky vit do të jetë fatlum për ta, pasi janë edhe në gjysmëfinale të “Coppa d’Italia”.

Edicioni më i suksesshëm në histori për ekipin nga Milano është ai 2009/2010, kur fituan tripletën, sa ishin nën urdhërat e Jose Mourinhos. Që nga atëherë, Interi më s’e ka kthyer lavdin që e posedonte.

/GazetaBlic/

06/28/2020 23:43

Spektakël në “Ennio Tardini”, Interi përmbys Parmën në çastet e fundit