Sporti

Si sot e 32 vite më parë, Milani fitonte trofeun e parë në epokën e Ariggo Sacchit

05/15/2020 16:19
nga:M K

Njihet si themeluesi i futbollit bashkëkohor, pra me 4 mbrojtës, 4 mesfushor dhe 2 sulmues.

Këtë formacion i pari e praktoi Arrigo Sacchi, njeriu që regjistroi arritje të jashtëzakonshme me Milanin, përcjell GazetaBlic.

Pikërisht sot e 32 vite më parë, ai dhe skuadra e tij fituan Scudetton e parë, duke luajtur baras 1-1 në udhëtim te Como, rezultat ky që i mjaftoi për ta lënë Napolin në pozitën e dytë.

Kampioni i 18-fishtë italian e ka kujtuar këtë moment, teksa e ka shpërndarë edhe në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

Më poshtë edhe videoja:

/GazetaBlic/

09/24/2020 10:16

Formacionet e mundshme: Milan – Bodo/Glimt