Cool

Si ‘shpërtheu’ jeta e egër në Çernobil pas tragjedisë nukleare

06/09/2019 09:28
nga:Natyra

Kafshë të rralla dhe të rrezikuara po shtohen e gëlojnë në zonën e katastrofës së Çernobilit, pasi u boshatis në vitin 1986.

eshtë ora 5:30 në Bjellorusinë Jugore. Një hënë rozë ndrin mbi fushat e mbuluara me ngricë dhe duket si e pamundur të ketë kafshë të egra.

Në prill 1986, ndodhi aksidenti më i keq bërthamor në botë, mu në kufi të Ukrainës: Qyteti i Çernobilit u zbraz tërësisht dhe zona e përjashtimit sot arrin rreth 2 600 km katrorë në Ukrainë dhe 2 100 km katrorë në Bjellorusi.

Disa vjet më parë Ukraina e shndërroi pjesën e saj në një atraksion turistik – 50 000 njerëz e vizituan strukturën bërthamor dhe qytetin fantazëm të Pripyat. Bjellorusia e hapi pjesën e saj në dhjetorin e kaluar.

Zona e Ukrainës tani është bërë popullore për qytetin e frikshëm fantazmë dhe për rrënojat, por nga ana tjetër e kufirit është e gjitha për shkretëtirë. Rezervati pretendon të jetë eksperimenti më i madh i Evropës në rikrijimin dhe përfituesit nga fatkeqësia bërthamore kanë qenë ujqërit, bizonët, arinjtë dhe 231 lloje zogjsh (nga 334 që ka vendi). Gjuetia në këtë zonë është e ndaluar.

Shkrimtarja më e mirë për Çernobilin, gazetarja hulumtuese dhe fituese i çmimit “Nobel” Svetlana Alexievich, në librin e saj të vitit 1997 “Lutja e Çernobilit”, shkroi se ajo po “regjistronte të ardhmen”. Nëpër muret e shkatërruara të Dronikit, gardheve të shembura dhe hambarëve të mbushur me rezerva, shohim në të ardhmen e një bote pa njerëz.

Rrezatimi ende diskutohet nga shkencëtarët. Disa kërkime kanë gjetur të dhëna shqetësuese për sëmundje që lidhen me mutacionin, kurse një studim tjetër tregon për popullim masiv të gjitarëve në zonë. Sipas Viktar Fenchuk, menaxher i projektit për Programin e Ruajtjes së Shkretëtirës në Bjellorusi, rezervati “mund të jetë një kurth ekologjik”, ku kafshët vijnë dhe pastaj mund të zhvillojnë probleme shëndetësore… Por dëshmitë e deritanishme tregojnë se efekti i rrezatimit nuk është i dukshëm”.

06/20/2019 15:50

Lëvizja Vetëvendosje mbështet Federatën Sindikale të Telekomit