Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një hulumtim mbi një aferë të mashtrimit me fonde publike, në emër të bamirësisë.
Bëhet fjalë për rastin e “Ardit Gashit”, të riut nga Mramori i Prishtinës që iu keqpërdor dokumenti identifikues për të ndërtuar skemen e mashtrimit, për të përfituar mjete financiare, kinse për trajtim jashtë vendit.
Për të nisur aferën e mashtrimit, përsonat e inkriminuar siguruan një pro faturë nga spitali privat në Prizren, “Ortomedica”. Nga aty, për t’iu shmangur përgjegjësisë për rastin në fjalë, vendosen të sqaroheshin për Expose, pikë për pike, se si ishin bindur për të lëshuar pro-faturë në emër të Ardit Gashit, me vetëm dy dokumente. Letërnjoftimin si dhe një dokumentacion të biopsisë, të cilët ishin dërguar përmes aplikacionit Viber.
“Neve dokumentacioni e biopsisë së pacientit e kemi, dhe pasi që na dërguan raportin e radiologut në gjuhën angleze, bashkë me leternjoftimin e pacientit. Në raport thuhet se është dyshu për një tumor shumë te rrezikshëm, por ka dalur pastaj një tumor tjetër. Kërkuan me urgjencë pro-faturë, sepse djali thanë se është i hospitalizuar në Beogradë, kurse tek ne i treguam se kushton 25 mijë euro. Na premtuan se shumë shpejtë do të dergojnë rentgenet dhe rezonancat. Me gjithë insistimet tona, që ti sjellin ato për të kryer operacionin, mirëpo ata vazhdimisht ndërronin fjalët. Ishin me pretekstin se janë në Beogradë dhe do të kthehemi të dielen, pastaj na thanë të martën, pastaj filluam të dyshojmë dhe e kontaktuam të martën dhe i thamë se kjo pro-faturë nuk vlenë”, thuhet në përgjigjen e spitalit.
Nga ky spital privat, tutje sqarojnë se praktikë të tillë kanë bërë edhe në të kaluarën për shkak të ndjeshmërisë së rasteve dhe nevojes urgjente për të siguruar mjetet financiare.
“E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të afeksionit se kjo është tumor, diçka e ndishme, neve na ndodh shpesh që pacientët janë jashtë vendit dhe kërkojnë pro-faturë për tu kuruar tek ne, ose janë urgjenca që të kërkohen mjetet e pastaj të sillen, e njëjta gjë ka ndodhur edhe tek ky, mirëpo me pacienti nuk është lajmëru, kemi pa edhe pro-fatura më të lira që janë bërë prej këtyre që po i dërgojnë në Turqi, por nuk jemi marrë më”, thuhet në sqarim më tej.
Më poshtë dokumentari i plotë: