Showtime

Si për inat, Loredana bën këtë veprim ndaj Mozzik pasi ai publikoi këngën “Dhelpër dinake”

11/08/2019 12:30
nga:L I

Mbrëmë me të shënuar ora 23:59 Mozzik lansoi projektin e tij më të ri të cilin ka dy javë që e ka paralajmëruar, shkruan GazetaBlic.

“Dhelpër dinake” mban titullin kënga, tekstin e së cilës e ka shkruar ai vet, ndërsa për realizimin dhe muzikën është përkujdesur producenti RZON, kurse klipi është realizuar nga Entermedia.

Duke qenë se tashmë ai dhe Loredana i kanë dhënë fund raportit të tyre, po në momentin kur Mozzik lansoi këngën, Loredana jo vetëm që nuk shpërndau në llogarinë e saj atë këngë, por po në atë moment ajo e bëri një gjë të tillë për reperin Mero.

“Dhelpër dinake” nga Mozzik flet për një çift ku është femra ajo që ka tradhtuar.

Tashmë Mozzik është kthyer në Kosovë pas një kohe të gjatë qëndrimi në Zvicër, ndërsa Loredana vazhdon qëndron atje me vajzën e tyre, Hanën./GazetaBlic