Sporti

Si në mundje| Momenti kur Torres dhe Savic filluan përleshjen midis fushe në derbin Atletico-Barça, të dy u përjashtuan

01/08/2023 23:05
nga:Lorik J

Një moment interesant ndodhi gjatë ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.

Edhe pse topi s’ishte aty, dy lojtarët, Savic dhe Ferran Torres ishin kapur në mesin e fushës, shkruan LIG Sport.

Gjyqtari i ndeshjes u informua nga anësori dhe pa hezitim i ndëshkoi të dy me kartonë të kuq.

Kujtojmë që këtë ndeshje e fitoi skuadra e Barcelonës me rezultatin minimal 0-1.