Lajme

Si ia ‘vodhi’ gëzimin Gani Dreshajt, Haki Rugova?

12/18/2017 17:10
nga:Gazeta Blic

Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, diferenca në vota ndërmjet dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Istogut, Haki Rugovës nga radhët e LDK-së dhe Gani Dreshajt nga radhët e AAK-së ka marrë kthesë të madhe në disfavor të këtij të fundit.

Një lëshim teknik që rrodhi nga KQZ, bëri që Dreshaj të udhëheq rezultatin zgjedhor në raundin e tretë të zgjedhjeve në Istog me 52 vota më shumë se sa kundërkandidati i tij Rugova. Disa momente më vonë pas përfundimit të numërimit preliminar të votave, KQZ përmirësoi gabimin dhe votat shkuan në favor të Rugovës.

Me gjithë bindjet që kishte Dreshaj se votat me kusht dhe ato me postë do të sjellin përmbysje të rezultatit zgjedhor, një gjë e tillë nuk doli në fund. Madje për këtë kandidat të AAK-së, festa nuk pushoi deri pas mesnatës. Ata që më së shumti ia panë ‘hajrin’ kësaj ngjarje, ishin tupanxhinjtë, të cilët siguruan mijëra euro duke krijuar atmosferë për të pranishmit.

Tupanxhinjtë ia shohin ‘hajrin’ fitores së Dreshajt, ua vënë me mijëra euro në tupan! (FOTO/VIDEO)

Festën të cilën mbrëmë e nisi Dreshaj, sonte po e vazhdon kundërkandidati i tij Rugova, të cilin edhe votat me postë dhe ato me kusht e nxoren fitues. Janë gjithësje 14 vota, ato me të cilat Rugova e bëri të paluajtshme fitoren e tij në Istog, komunë kjo në të cilën kishte qeverisur në katër vitet e fundit.

Sipas të dhënave përfundimtare nga QNR e KQZ-së, Rugova ka arritur të marrë 10 mijë e 33 vota ndërkaq Dreshaj 10 mijë e 18 vota.

E këtë rezultat tani Dreshaj, nuk po e pranon. Ai ka kërkuar rinumërim të votave, duke thënë se rezultatet që KQZ i nxori sot janë tërësisht të papranueshme dhe mënyra se si vepron KQZ është skandaloze.

https://gazetablic.com/gani-dreshaj-nuk-pranon-humbjen-kerkon-rinumerim-te-kutive/ 

Istogu, është komuna e vetme e cila ka mbajtur rrethin e tretë të zgjedhjeve, me vendim të PZAP-së, pas një ankese të LDK-së. Në rrethin e dytë, ishin 19 komuna që paten rastin për të votuar sërish për të zgjedhurin e tyre./Gazeta Blic/

 

 

11/21/2019 15:57

Nënkryetari i LDK: Me VV i bisedojmë pozitën e Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe të Kryeministrit