• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Si i ka raportet me presidenten Osmani? Flet Faton Peci – tregon dhe a është pro një koalicioni me PDK-në

11/24/2024 15:02
nga:G B

Kryetari i Guxo, Faton Peci, ministër i bujqësisë, ish bashkëpartiak i Vjosa Osmanit, ka folur për raportet me të dhe si e sheh ai atë si presidente.

Sipas tij, Osmani është presidentja më e mirë e Republikës, teksa flet dhe për herën e fundit kur ka pasur kontakt me të.

“Ajo është presidente e Republikës, mendoj që është presidentja më e mirë e Republikës, avokatja më e madhe e Kosovës posaçërisht në arenën ndërkombëtare edhe tash e ka një rol që është krejt ndryshe, unë jam kryetar i partisë, ajo është presidente. Komunikimi me të është zyrtar. Çdo gjë që mund të jetë dhe miqësore, jam i gatshëm ta realizoj atë komunikim. Nuk mund të flas në emër të saj. Nuk e di saktë që sa s’kemi pasur komunikim”, tha ai.

Peci ka folur për pritjet nga zgjedhjet e 9 shkurtit, derisa ka treguar se do t’i kenë mbi 10 kandidatë për deputetë.

“Pritja jonë si Guxo është që ta përsërisim rezultatin e zgjedhjeve të kaluara. Si koalicion dhe si numër i deputetëve. Ajo që dihet prej tash është që numri i kandidatëve për deputetë do të jetë dyshifror, prej 10 e më shumë. 11 dhjetor 2024 do të jenë listat e kandidatëve të gatshme, publike, 110 kandidatë”, u shpreh kryetari i Guxo.

Ai shton se presin që të përsëritet rezultati i zgjedhjeve të kaluara.

“Pritja jonë e natyrshme dhe reale është që prapë me u përsërit rezultati i zgjedhjeve të kaluara”.

Ndërsa, është shprehur kundër një koalicioni me PDK-në, por nëse do të bëhej një koalicion i tillë, ai tregon nëse do të qëndronte si ministër ende./Gazeta Blic/