Showtime

Si Gigi Hadid, edhe Camila Cabello ndryshon pamjen pas ndarjes

11/22/2021 13:22
nga:Genita C

Transformimi i fundit i Camila Cabello-s ka ardhur menjëherë pas ndarjes dhe nuk është aspak çudi. Ndryshimet në pamje pas një ndajeje janë të shpeshta te vajzat dhe Gigi Hadid e Camila na e treguan më së miri.

Ylli i popit, e cila së fundmi njoftoi fundin e lidhjes së saj dyvjeçare me Shawn Mendes, u rishfaq në Instagram me një pamje të re dhe të freskët. Në disa foto, ajo shihet me flokët e lyera jeshile të lehtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by camila (@camila_cabello)

Edhe stilisti i flokëve të këngëtares, Dimitris Giannetos ndau një video me pamjen e saj të re, duke shkruar: “CA MINT A”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dimitris Giannetos (@dimitrishair)

Nuk e kishim parë ndonjëherë Camila-n të guxonte kaq shumë ndonjëherë me flokë.