Lajme

Si do të mbajë moti në ditën e parë të dhjetorit?

12/01/2024 07:04
nga:G C

Dhjetori fillon si muaj tipik dimëror për zonat kodrinore-malore me reshje të dendura bore në shumë vise, ndërsa nëpër ultësira reshje janë kryesisht të shiut dhe vende-vende të përziera.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të shpeshta atmosferike. Nëpër zonat e ulëta kryesisht shi, ndërsa në viset kodrinore-malore borë. Në disa vise më të ulëta pasdite vonë priten reshje bore, ndërsa reshjet e dendura të borës do të vazhdojnë në shumë vise kodrinore-malore sidomos në zonat afër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Reshje të dendura do të ketë në Maqedoninë Veriore, nëpër ultësira shi e në viset kodrinore-malore bore. Reshjet do të vazhdojnë edhe në shumë pjesë të Shqipërisë. Shtresat e borës do të shtohen në viset kodrinore-malore. Në mbrëmje vonë ose gjatë natës reshjet do të dobësohen dhe do të fillojë përmirësimi gradual i motit, megjithatë edhe të hënën priten reshje të pakta të izoluara.