Kërkesa e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë, po vlerësohet e drejt dhe e realizueshme nga njohësit e këtyre rrethanave, shkruan Gazeta Blic.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritero Arifi, thotë për ‘Gazeta Blic’ se edhe pse në vendin tonë e kemi NATO-n, ne edhe formalisht duhet të bëhemi anëtar të kësaj organizate.
Ai shton se kjo kërkesë e ministrit Mehaj është e arsyeshme dhe e realizueshme por, sipas tij, pengesa më e madhe është mosnjohja e katër shtetëve.
“Kërkesa e ministrit është shumë e drejt edhe pse ne në Kosovë e kemi NATON, por formalisht duhet të bëhemi edhe antar të organizatës NATO, andaj mendoj gjithçka është e realizueshme nëse ka vullnet politik, por pengesa më e madhe për momentin është mosnjohja e 4 shtetëve si:Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania, por nëse e kemi njohjen e këtyre shtetëve besoj që procesi mandej edhe mund të përshpejtohet”, thotë Arifi.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritero Arifi
Ndërsa, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë për ‘Gazeta Blic’, se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk përcaktohet prej agresionit rus në Ukrainë, por nga dinamikat e brendshme që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk diktohet prej faktorëve që po paraqiten. Nuk diktohet prej faktorit rus, raporteve të tyre fqinjësore si Ukraina, apo vendeve të tjera. Ajo diktohet prej raporteve tona me Serbinë, sa i përket dialogut. Anëtarësimi ynë në NATO është pjesë e atij procesi dhe është mjet si presion ndaj Serbisë nëse nuk merr vesh si të thuash ose nuk dëshiron me kuptu se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ne jemi përfitues të sigurisë nën ombrellën e NATO-s siç është Serbia”, thotë ai.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani
Kurse, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, thotë për ‘Gazeta Blic’, se FSK-ja ka arritur kapacitet e plota dhe ka marr notën më të lartë që sipas tij, kjo tregon që ka të gjitha mundësit operacionale të jetë pjesë e NATO-s.
“Në lidhje me procesin se a duhet Kosova të jete anëtare e NATO-s bazuar edhe në rekomandimet të dalura nga Defender Europe 2021 që FSK-ja ka arritur kapacitet e plota dhe ka marr noten më të lartë tregon që ka gjitha mundësit operacionale të jetë pjesë e NATO-s. Por a do e përshpetoj Ukraina hyrjen e Kosovës në NATO kjo është pyetja që duhet të bëhet dhe të analizohet nga ana e anëtarëve të NATO-s, se a dëshiron që Rusia të ndikojë dhe të influencoj tutje vendet e Ballkanit Perendimor siç është duke ndodhur”, deklaron ai.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.
Mehaj: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE