Lajme

Si asnjëherë më parë, këtë vikend së bashku hapim vitin e ri edhe në Kosovë!

12/12/2017 12:50
nga:FL.B

Nëse keni menduar se American Black Friday ka qenë shansi e fundit i vitit që të kryeni blerjet tuaja të preferuara me çmime të lira, atëherë jeni nxituar, sepse me 15, 16 dhe 17 dhjetor SUPER VIVA si asnjëherë më parë do të organizoj hapjen e vitit të ri me super ofertat më të mira të vitit deri në -70% zbritje.

Rrjeti modern i supermarketeve në Kosovë SUPER VIVA ka njoftuar se të premten, të shtunën dhe të dielën do të lansoj kampanjën e hapjes së vitit të ri të quajtur #Së bashku, kampanjë e inspiruar nga dashuria dhe falënderimi për të gjithë konsumatorët tanë të cilët gjatë gjithë vitit na vizituan dhe ndihmuan që ne #së bashku të kemi rritjen më të madhe në treg.

Këtë fundjavë si asnjëherë më parë do të gjeni zbritjet më të mëdha të vitit në kampanjën e madhe të organizuar nga SUPER VIVA, filluar nga produktet shtëpiake TV, thithëse elektrike, hekur për hekurosje, kalorifer për ngrohje, pajisje për kuzhinë, etj… dhe duke vazhduar në produktet ushqimore që do të jenë me çmimet më të mira në treg dhe me cilësinë më të lartë nga brendet më të njohura botërore.

Ky aktivitet organizohet në pika të caktuara të SUPER VIVA të cilat janë SUPER VIVA Fushë Kosovë (Jumbo dhe Neptun), Fushë Kosovë (Ish-market Rugove), Prishtinë rr. e Gërmisë, Lipjan, Ferizaj në magjistralen Prishtinë – Shkup, Ferizaj rr. e Varoshit, Suharekë, Prizren në lagjen Dardania (ish Big brother), Prizren në magjistralen për Vërmicë (Te Fatoni), Xërxë dhe Rahovec.

Sasia e mallrave është e kufizuar, andaj kush vjen i pari përfiton i pari.

Shihemi #Së bashku  këtë fundjavë, sepse do të jetë vërtetë madhështore!

06/26/2019 23:54

LAJMI I FUNDIT: Juventusi arrin akordin me De Ligt, 12 milionë euro në sezon