Showtime

Shyhrete Behluli thyen heshtjen, ka një përgjigje për motrat Mustafa!

04/20/2019 10:11
nga:L I

Debati për këngën dedikuar nënës nga Shyhrete Behluli dhe motrat Mustafa si duket po vazhdon ende, shkruan GazetaBlic.

Javë më parë motrat Mustafa u shprehën të zhgënjyera nga Shyhrete Behluli, pasi ato ia kishin treguar idenë për këngën të parës Shyhrete Behlulit, si një ndër mikesha e tyre më e mirë.

“I tregova se jam takuar me Ilir Beranin, dhe i thash që gjithmonë kam dashur ta bëjë një këngë për nënën, pasi ajo ka sakrifikuar shumë për ne. I tregova që do ta xhirojmë pas vitit të Ri, dikur nga shkurti apo marsi. Veç kur e pashë që në të njëjtën kohë që na kishim me lansu thuaja këngën, e pashë që Shyhretja e kishte bërë të njëjtën këngë, të njëjtën temë, nënën e kishte nxjerrë në klip. Nuk është fjala te kënga por është ai zhgënjimi njerëzor që merr, pasi unë nuk e kisha prit që një kolege kur ty të tregon që e ka një projekt për ta bërë dhe e bën për vete, nuk është më ai respekti kolegial, sepse nuk është në pyetje kënga, pasi ato kanë drejtë të gjithë mi këndu, e edhe Shyhretja. Jam zhgënjyer pak, është normale, pasi ne jemi treguar të sinqerta”, tha javë më parë njëra nga motrat, Sahide Mustafa.

Ndërsa, tani ka thyer heshtjen edhe Shyhrete Behluli, e cila ka folur për “Prive”, por këngëtarja ka habitur me deklaratën e lëshuar.

“I njohur vetëm si motrat Mustafa, dhe asgjë më shumë”, tha shkurt, Shyhrete Behluli./GazetaBlic