Sporti

Shumë zhurmë për asgjë, mbyllet pa fitues super ndeshja Ballkani-Feronikeli

06/03/2020 17:52
nga:Lorik J

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale e DigitAlb Kupës së Kosovës.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit është mbyllur pa gola dhe normalisht pa fitues, raporton GazetaBlic.

Një ndeshje shumë e matur u zhvillua nga dyja skuadrat, ndërsa fati sot ishte me portierët të cilët “shpëtuan” pa pësuar gola.

Mendurim Hoti i Feronikelit lëshoi disa mundësi të arta në këtë duel, ku në pjesën e parë dërgoi topin pak centimetra largë portës, kurse në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi ia mohoi golin – duke ia larguar topin nga vija fatale.

Tek Ballkani nuk u vërejtën shumë treshja e sulmit, Baftiu, Daku e Hoxha – ndërsa rastin më të mirë në duel e kishte Hoxha, por që nuk ishte i saktë.

Vlen të theksohet se Feronikeli mbeti pa dy lojtarë në këtë duel, pasi Islami e Harmon u dëmtuan, me ç’rast edhe u zëvendësuan – në pamundësi për të vazhduar lojën.

/GazetaBlic/