Me mbylljen e sezonit futbollistik tashmë vëmendje kthehet nga merkato dhe në vitet e fundit ky aspekt është dominuar nga klubet e Arabisë Saudite.
Sipas raportimeve të medieve franceze sulmuesi i Marseille-s Pierre-Emerick Aubameyang ka rënë në radarët e klubit të Al Shabab.
Klubi saudit e sheh gabonezin, autor i 30 golave në të gjitha kompeticionet këtë sezon, si përforcimin më të mirë të mundshëm për sulmin e tyre.
Aubameyang ka kontratë deri në vitin 2026 me Marseille dhe një transferim i tillë duket disi i vështirë, por klubet saudite kanë treguar që me shumat marramendëse që ofrojnë dinë si ti afrojnë “yjet” europiane.