Sporti

Shumë klube të interesuara për shërbimet e Florian Kamberit

06/02/2020 23:31
nga:Lorik J

Sulmuesi shqiptar i Hibernian Florian Kamberi mund të ndërrojë skuadër në fund të sezonit.

Media skoceze “Edinburgh Evening News” raporton se klubi i 25-vjeçarit ka nisur negociatat me një klub, por nuk zbulon se cili është apo kujt lige i përket.

Kamberi ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Angli, Gjermani dhe Turqi.

Ai u huazua gjatë janarit te Rangers duke arritur të fitonte besimin e trajnerit Gerrard. Por, teksa deklaroi ditën e prezantimit se kalimi te Glasgou ishte “një ëndërr e bërë realitet”, tifozët e Hibernian u revoltuan ashpër me të.

Gjatë kësaj kohe, është përfolur se Rangers mund ta blinte Kamberin, por drejtuesit e klubit duket se nuk janë të vendosur për ta blerë lojtarin.

Ndërkohë, Kamberi pritet të grumbullohet me Shqipërinë për ndeshjet miqësore.