Geek

Shuhet WhatsApp, nervozon miliona përdorues

11/03/2017 11:52
nga:M H

Miliona përdorues janë frustruar, pasi WhatsApp pësoi një ndërprerje në Evropë.

Aplikacioni i telefonit celular në Facebook u rrëzua këtë mëngjes dhe preku kryesisht njerëzit në jug të Anglisë dhe Evropës Perëndimore për rreth dy orë, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Sipas DownDetector ka pasur probleme në të gjithë Evropën, me çështje të izoluara në Indi, Singapor, Mozambik, Vietnam dhe Irak.

 

Përdoruesit postuan memo të ndryshme në Twitter për të parë nëse të tjerët po përjetonin të njëjtin problem – për të shprehur zhgënjimin e tyre, me disa duke përdorur ironi.

11/07/2017 13:17

WhatsApp i rremë shkarkohet një milion herë nga Play Store