Geek

Shuhet Internet Explorer

08/18/2020 22:42
nga:N S

Gjiganti teknologjik Microsoft ka konfirmuar përfundimisht ndalimin e funksionimit të Internet Explorer si shfletues që nga 30 nëntori.

Në një postim në blog, Microsoft shpjegoi se aplikacioni në internet i Microsoft Teams nuk do të mbështesë më Internet Explorer 11 – përditësimi më i fundit – nga 30 nëntori i vitit 2020, shkruan The Independent, transmeton lajmin.et.

Aplikacionet dhe shërbimet e mbetura të Microsoft 365 do t’i japin fund mbështetjes për shfletuesin vitin e ardhshëm.

Zëvendësimi i shfletuesit është Microsoft Edge, shfletuesi i ri i gjigantit kompjuterik i cili mbështetet në programin Chromium, i zhvilluar nga Google për Google Chrome. Kjo i jep Edge më shumë karakteristika sesa Internet Explorer.

Pavarësisht se faqe interneti dhe aplikacione ende përdorin Internet Explorer, Microsoft po përpiqet të shmangë posedimin e dy shfletuesve. /