Cult

Shuhet aktori i njohur shqiptar

11/11/2017 09:08
nga:Gazeta Blic

Shuhet në moshën 80-vjeçare aktori i njohur i skenës dhe filmit Mërkur Bozgo.

Ai është i mirënjohur për rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Disa prej roleve të tij më të spikatura kanë qenë në veprat: ‘Emblema e dikurshme’, ‘Stolat në park’, ‘Tela për violinë’, ‘Bolero’ apo dhe ‘Në fillim të verës’.

Biografia e aktorit Mërkur Bozgo: 

Aktori lindi në mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968. Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut

Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut

Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali

Tela për violinë (1987), Andoni

Stolat në park (1988), Drejtori

Bolero (1997), Klienti i Evelines

Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha

Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua

Bela TV Serial (2011) Babai