Lajme

Shtyrja e mësimit? Kurti e Nagavci mbajnë konferencë për media

09/17/2021 09:21
nga:M K

Kryeministri Albin Kurti sot do të mbajë konferencë për media bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavcin.

Konferenca do të mbahet në orën 13:00, në ndërtesën e Qeverisë. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Për arsyen e konferencës, nga ZKM’ja s’ka dhënë detaje nëse ka të bëjë me shtyrjen e mësimit.

Ndryshe, Nagavci ka njoftuar ditë më parë se procesi mësimor në vend do të shtyhet deri më 26 shtator.