Sporti

Shtypi italian nuk kursen Kombëtaren italiane pas eliminimit nga Suedia

11/14/2017 10:32
nga:E.A

Elimini i italianëve nga kampionati botërorë “Rusia 2018”, nga Kombëtarja suedeze, ka bërë që shtypi italian të tregohet shumë i ashpër në titujt e tyre.

“Fundi, Italia pa Botëror pas 60 vitesh”, ishte titulli në  “Gazzetta dello Sport”.

Edhe më kritik titulli i Corriere dello Sport “Të gjithë jashtë”.

TuttoSport gjithashtu nuk kursehet ndaj kombëtares: “Të gjithë në shtëpi”.

Spanja AS shkruan në ballinë: “Italia nuk do të shkojë në Botërorë”.

Ndërsa Marca shkruan: “Një Botërorë pa Italinë”.

Bild (online) gjithashtu si lajm të parë ofron eliminimin e të kaltërve: “Italia jashtë!”.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-0 për suedezët, ndërsa e dyta në San Siro pa gola dhe kështu Italia u eliminua.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Daniele De Rossin, Gianluigi Buffon, Andrea Barzaglin dhe Giorgio Chiellinin.

 

11/20/2017 12:11

Tare tregon se çfarë duhet të bëjë Italia për të pasur sukses