Lajme

Shtyhet për nesër takimi Thaçi- Mustafa: Shkak problemet shëndetësore të presidentit?!

04/21/2020 17:31
nga:Gazeta Blic

Edhe pse u paralajmërua që sot mund të ndodh takimi ndërmjet liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit Thaçi, ku do të bisedohej për çështjen e mandatarit, duket se një takim i tillë mund të shtyhet për nesër.

E gjithë kjo për shkak të problemeve shëndetësore të presidentit Thaçi, i cili edhe sot ka marrë tretman mjekësor.

Takimi i paraparë të zhvillohej sot ndërmjet Thaçit e Mustafës me gjasë do të shtyhet për nesër. Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të presidentit”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ashtu siç edhe ka raportuar paraditën e sotme Gazeta Blic, në këtë takim lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të duhej t’ia dëshmonte presidentit se e ka shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re, në mënyrë që pastaj të veproj edhe formalisht i pari i vendit, me procedurat për mandatarin.

Edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka konfirmuar raportimin e Gazetës Blic.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se janë duke pritur thirrje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të takohen për mandatarin.

I pyetur nga mediat para selisë së partisë, Mustafa tha se do t’i përgjigjen thirrjes së presidentit.

Po presim nga presidenti kur po na thërret dhe ne do t’i përgjigjemi thirrjes së tij”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Tutje, ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të Qeverisë në detyrë, Albin Kurtit që tha se Mustafa po e përdor shkopin më shumë për të goditur Vjosa Osmanin.

“Është e ulët që dikush flet ashtu për një grua për një nënë”, ka thënë Mustafa.

Konfirmon Isa Mustafa: Po e presim ftesën nga Presidenti Thaçi për takim

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vazhduar edhe sot trajtimin shëndetësor, gjë që bëri të shtyhet takimi me Isa Mustafën.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga presidenca.

Ata kanë bërë të ditur se Thaci edhe sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, shkruhet në njoftim

Thaçi edhe sot në QKUK, Presidenca jep informacione për gjendjen shëndetësore

Ndryshe gjatë ditës “Gazeta Blic” kishte mësuar nga burime të saj se lideri i LDK-së duhej t’ja dëshmojë Presidentit të vendit se i ka 61 votat e nevojshme në mënyrë që ky i fundit ti japë mandatin për formimin e Qeverisë.

Lideri i LDK-së duhet t’ia dëshmoj presidentit të vendit, Hashim Thaçi që i ka votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, në mënyrë që i pari i vendit t’ia jap mandatit partisë së drejtuar nga Isa Mustafa”, kanë thënë burime të Gazeta Blic.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa, vazhdon të jetë favorit për postin e Kryeministrit.

“Isa Mustafa e ka mbështetjen më të madhe për të qenë Kryeministër”tha ky burim i Gazeta Blic.

E një gjë e tillë u konfirmuar edhe nga nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Ai gjatë theksoi se Kryetari i LDK-së Mustafa ka mbështetjen e të gjitha strukturave të partisë për të qenë Kryeministër.
Presidenti i vendit, Hashim Thaci ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i marrë hapat për formimin e qeverisë.

Tashmë LDK-ja ka filluar procedurat e para për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe pakicat.

Isa Mustafa duhet ta “dëshmojë” që i ka 61 vota- atëherë presidenti ia jep mandatin LDK-së

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!