Lajme

Shtyhet orari për të votuar ‘shkarkimin’ e Bashës: Procesi vijon derisa të votojë anëtari i fundit i PD

12/18/2021 18:07
nga:M K

Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale ka vendosur që orari i votimit të shtyhet deri në orën 18:00.

Nëse edhe pas orës 18:00 ka fluks votuesish pranë qendrave të votimit, procesi i votimit të vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i Partisë Demokratike, njofton Komisioni. Votimi në referendumin e thirrur nga Berisha nisi sot në orën 08:00, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

34.105 demokratë kanë votuar deri në orën 15:00, në referendumin për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, sipas Albana Vokshit.

Vokshi dha raportimin e radhës, për procesin e votimit në të gjithë vendin, ku theksoi se shifrat janë siç i kanë dërguar komisionerët.
Në Shkodër, kanë votuar 3660 demokratë, në Lezhë 2670, në Kukës 15550, në Dibër 1529, në Tiranë 7536, në Elbasan 2796, në Berat 893, në Korçë 2655, në Fier 3415, në Gjirokastër 1288, në Vlorë 1273.

Në Kolonjë është mbyllur procesi dhe kanë votuar 404 anëtarë. Ndërsa në Pogradec kanë votuar 510 anëtarë.

Edhe në Bashkinë Mallakastër ka përfunduar votimi. Nga 900 anëtarë, rezulton se kanë votuar 350.

Në Roskovec, nga 550 anëtarë kanë votuar 387. Është mbyllur procesi edhe në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj.

Në Tepelenë ka përfunduar procesi dhe kanë votuar 154 demokratë ose 61.3%.

Edhe në Përmet kanë votuar 2555 nga 500 demokratë me të drejtë vote.

Mbyllet kutia e votimit edhe në Këlcyrë, ku kanë votuar 202 nga 300 demokratë, ose 67,3%.

Ndërkohë në Korçë, Devoll, Maliq, Fier, Lazarat e Libohovë do të vijojë procesi i votimit.