Aston Villa ka kërkuar nga Premier Liga që ndeshja ndaj Evertonit të shtyhej për më vonë.
E paraparë të luhet të dielën, sfida mund të mos zhvillohet fare, kjo për shkak të rasteve me koronavirus, përcjell GazetaBlic.
Në testet e reja të kryera së fundi, nëntë lojtarë të Villas kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, andaj klubi ka marr vendim që i gjithë stafi së bashku me futbollistët të vetëizolohen.
Edhe ndeshja në FA Cup mes Aston Villes dhe Liverpoolit u mendua që do të anulohej, mirëpo Dean Smith pati një ide tjetër duke mbledhur lojtarët e moshave të reja për të luajtur, me çka pastaj humbën 1-4.
Aston Villa can confirm that Sunday's scheduled Premier League fixture with Everton has been postponed.
Our fixture with Newcastle United, which was postponed as a result of a similar outbreak at their training ground, will now take place on Saturday, January 23 at 8pm.
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 14, 2021
/GazetaBlic/