Sporti

Shtyhen dy ndeshjet e javës së parë në Serie A, Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina

08/17/2018 10:15
nga:M K

Dy ditët e vikendit do të jenë ditë zie kombëtare në Apenine.

Kjo pas tragjedisë që ndodhi në Genoa, ku u shemb njëra nga urat kryesore të qytetit italian, e që fatkeqësisht përfundoi me viktima dhe të lënduar, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo siç raportojnë mediat italiane, më konkretisht, Corriere Della Sera, vetëm dy ndeshje të javës hapëse të edicionit të ri do të shtyhen. Fjala është për dy klubet e qytetit të Genoas, pra Genoa dhe Sampdoria. Kjo e fundit në javën e parë do t’a pret Fiorentinës, kurse Genoa do të udhëtojë në San Siro.

Federata si duket shpejt ka caktuar datat për zhvillimin e këtyre ndeshjeve, ku Milani dhe Genoa do të luajnë të Martën me 21 Gusht, ndërsa Smapdoria dhe Fiorentina një ditë më vonë.

Mbetet të shihet nëse më vonë do të kemi edhe vendimin zyrtar nga instituconet përkatëse.

/GazetaBlic/

11/10/2019 10:28

Formacionet e mundshme: Juventus – Milan