Lajme

Shtohen tensionet: Britania dëbon 23 diplomatë rusë

03/14/2018 15:04
nga:D.I

​Kryeministrja Theresa May ka bërë të ditur se Britania e Madhe ka marrë vendim për t’i dëbuar 23 diplomatë rusë pasi Moska ka refuzuar që të shpjegojë përdorimin e agjentit nervor në rastin e ish-spiunit rus në Salisbury të Britanisë.

Kryeministrja Theresa May ka bërë të ditur se Britania e Madhe ka marrë vendim për t’i dënuar 23 diplomatë rusë pasi Moska ka refuzuar që të shpjegojë përdorimin e agjentit nervor në rastin e ish-spiunit rus në Salisbury të Britanisë.

Diplomatët rusë kanë një javë kohë për ta lëshuar vendin, duke i shpallur kështu ata “oficerë të padeklaruar të shërbimeve sekrete”, Britania po ashtu ka anuluar një ftesë për diplomatin rus.

Rusia ka mohuar se është e përfshirë në tentim vrasjen e Sergeit Skripal, i cili u helmua së bashku me vajzën e tij dhe janë në gjendje kritika për jetë.

Moska nuk respektoi ultimatumin e dhënë nga Britania për të bashkëpunuar lidhur me këtë rast, duke shtyrë kështu May që të ndërmarrë një numër të masave ndëshkuese për t’i dërguar Rusisë një mesazh të qartë.

Përveç dëbimit të diplomatëve, në këto masa ndëshkuese parashihet edhe shtimi i kontrollit në fluturime private dhe në dogana.

Gjithashtu, familja mbretërore dhe qeveria britanike do të bojkotojnë Kupën botërore të FIFA-s që do të mbahet në Rusi më vonë gjatë këtij viti.

05/21/2018 13:50

Britania me inteligjencë artificiale do të shpëtojë 20 mijë jetë në vit