Lajme

Shtetasit të Serbisë i kapen 12 mijë e 240 euro të padeklaruara nga Policia e Kosovës

12/14/2024 12:02
nga:Sh R

Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, me vozitës po ashtu shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 12 mijë e 240 euro të padeklaruara, po ashtu edhe 300 franga.

“Me datën 13.12.2024, rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të RKS-së, gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar (Policia Kufitare & Dogana e Kosovës), të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 (dymbëdhjetëmijë e dyqind e katërdhjetë) euro dhe 300 (treqind) franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara. Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.