Sporti

Shterpë në “Artemio Franchi”, Fiorentina e Juventus ndahen në paqe

09/14/2019 17:05
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh ndeshja e parë e xhiros së tretë në Serie A.

Fiorentina dhe Juventusi kanë ndarë pikët, pasi luajtën baras 0-0, shkruan GazetaBlic.

Asnjë gol i vetëm për 90-të minuta, me çka skuadrat ndanë nga një pikë. Ky është barazimi i parë këtë edicion për të dyja skuadrat. Fiorentina deri më tani ka regjistruar dy humbje, ndërsa kampioni në fuqi, dy fitore.

Javën e ardhshme, Juventusi në “Allianz Stadium” e pret Veronën, kurse “Viola” i shkon Atalantës.

Më poshtë edhe renditja tabelare në elitën e futbollit italian pas këtij takimi.

/GazetaBlic/

11/10/2019 10:28

Formacionet e mundshme: Juventus – Milan