Showtime

Shtatzënia në karantinë: VIP-at shqiptare në pritje të ëmbël

05/23/2020 12:50
nga:L I

Edhe pse kjo periudhë izolimi për shkak të pandemisë globale Covid-19 ka qenë jo dhe aq e mirë për një pjesë të madhe të njerëzve, për një pjesë tjetër kanë qenë ditët më të mira të jetës, shkruan GazetaBlic.

Disa nga figurat e njohura shqiptare këtë periudhë tre mujore dhanë lajmin se do të bëhen nëna, e madje disa prej tyre për herë të parë.

Alba Çobaj, ish banorja e Big Brother Albania habiti të gjithë kur javën e kaluar publikoi fotografi me barkun e fryrë. Ajo zbuloi se shumë shpejt do të bëhet nënë dhe se ka zgjedhur ta mbante të fshehtë pasi donte ta shijonte në maksimum këtë etapë në jetën e saj. Por, pavarësisht se dha lajmin, ish banorja e Big Brother nuk bëri të ditur se kush ishte babai i vajzës që ajo po pret.

Një tjetër figurë e ekranit e cila do të bëhet nënë për herë të dytë është Arbana Osmani. Moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” do sjell në jetë fëmijën nga lidhja e saj me Eduart Grishajn, regjisorin e emisionit me të cilën ajo po shijon romancën e dashurisë.

Edhe aktorja Olta Gixhari është në pritje të ëmbël. Gixhari nuk ka zbuluar detaje të partnerit të saj, por ka treguar se këtë periudhë po qëndron në Spanjë tek ai.

Aktorët, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi shumë shpejt do të bëhen prindër. Ndonëse lajmi nga çifti ishte dhënë muaj më parë, në prill ata zbuluan se do të bëhen me një djalë.

Klea Huta, një tjetër emër i ekranit shqiptar që është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Elgit Doda do të bëhen prindër të një djali.

Ndërsa mbrëmë u raportua se edhe këngëtarja Olta Boka është shtatzënë nga lidhja shumë vjeçare me Iv Rrokaj, djalin e deputetit shqiptar Shezai Rrokaj, por që një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga këngëtarja.

/GazetaBlic