Lajme

Shtatorja ‘e harruar’ e Bill Clintonit

09/16/2017 10:36
nga:Gazeta Blic

Pothuajse të gjitha shtatoret në komunën e Prishtinës kanë mbetur nën mëshirën e fatit. Të njëjtin fat e ka edhe shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, e vendosur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Kjo shtatore u përurua në vitin 2009, e cila ka një gjatësi prej 3.5 metrash. Ende pa u bërë një dekadë ajo shtatore ka rënë në harresë. Tashmë disa pllaka pranë saj kanë nisur të zhvishen, ndërsa ndriçimi përreth saj dhe gjelbërimi janë dëmtuar në masë të madhe, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Bill Clintoni, gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë, ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Disa banorë të lagjes “Dardania” në Prishtinë kanë provuar ta mirëmbajnë në mënyrë vetjake shtatoren e Clintonit, mirëpo ka qenë e pamundur që kështu të vazhdohet pafundësisht.

Njëri ndër këta mirëmbajtës vullnetarë është Ismet Dumani, banor i lagjes “Dardania”.

Ai tregon se nga respekti që ka për ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, çdo të dytën ditë e pastron shtatoren e tij, për këtë ai thotë se nuk paguhet.

11/19/2019 11:17

Aktori i famshëm do ta luajë Bill Clintonin në filmin për skandalin seksual që parapriu intervenimin në Kosovë