Opinion

“Shtatë udhëzime nga Universiteti i Harvardit për të ulur stresin”

05/23/2020 19:07
nga:Fadil Çitaku

Stresi negativ është njëri ndër shkaktarët kryesor të sëmundjeve kardiovaskulare që shpesh shkaktojnë vdekjen e parakohëshme të individit apo invaliditetin e tij.

Shkenctarët e Universitetit të Harvardit (2019) kanë publikuar një udhëzues që përmbanë shtatë udhëzime që mund ti aplikojë çdo kush nga ne për ta ulur stersin negativ dhe pasojat e tij për shëndetin tonë.

Këto shtatë udhëzime janë:

Bëni gjumë të mjaftueshëm
Gjumi i papërshtatshëm ose me cilësi të dobët mund të ndikojë negativisht në disponimin tuaj, vigjilencën mendore, nivelin e energjisë dhe shëndetin fizik.

Mësoni teknikat e relaksimit
Meditimi, relaksimi progresiv i muskujve, imazhet e drejtuara, ushtrimet e frymëmarrjes së thellë dhe joga janë teknika të fuqishme relaksimi që ndikojnë dukshëm në uljen e stresit.

Forconi rrjetin tuaj social
Lidhuni me të tjerët duke marrë një trajnim që ju dëshironi (sport, kurs, shkollë etj.), duke u bashkuar me një organizatë ose duke marrë pjesë në një grup mbështetës.

Përmirësoni menaxhimin e kohës
Sa më efikas të mund të zgjidhëni kërkesat e punës dhe të familjes suaj, aq më i ulët do jetë niveli i stresit negativ.

Mundohuni ti zgjidhni më kohë problemet që shkaktojnë situata stresuese
Mos lejoni që situatat stresuese të acarohen. Mbani seanca për zgjidhjen e problemeve familjare dhe përdorni aftësi negociuese në shtëpi dhe në punë.

Ushqeni veten shëndetshëm dhe mbushuni më energji
Hani ushqim të shëndetshem, hani ngadalë dhe përqendrohuni në shijen dhe ndjesitë e çdo kafshimi. Bëni një shëtitje ose një sy gjumë ose dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Kërkoni ndihmë.
Mos keni frikë të kërkoni ndihmë nga bashkëshortja /bashkëshorti, miqtë dhe fqinjët. Nëse stresi dhe ankthi vazhdojnë, bisedoni me familjarët deh miqët tuaj.

Aplikoni këto udhëzime për të zvogëluar stresin, duke i shtuar këtu edhe mbajtjen e një peshe normale të trupit , mos pirjen e duhanit, ushtrimin i rregullt, levizjen dhe sportin. Të gjitha këto sëbashku do e ulin stresin dhe do e parandlojnë ose kurojnë presionin e lartë i gjakut, që është shkaktar i shumë sëmundjeve.

06/05/2020 11:56

Gjithmonë mbaro ditën me një mendim pozitiv