Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së doktorit dhe profesorit, Adem Nura.
Përmes një telegrami të ngushëllimit, ShSKUK thotë se Nura do të kujtohet si njeri i afërt, profesionist dhe mjek i shquar, gjatë dhe pas luftës, duke dhënë kontribut për dekada të tëra në shëndetësinë e Kosovës.
“Me rastin e vdekjes së Pof.dr. Adem Nura, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve. Profesor Nura, do të kujtohet si njeri i afërt, profesionist dhe mjek i shquar, gjatë dhe pas luftës, duke dhënë kontribut për dekada të tëra në shëndetësinë e Kosovës”, thuhet në telegramin e ShSKUK-së.