Lajme

Shqyrtohet raporti i auditimit të Postës dhe Telekomit

07/16/2019 08:04
nga:Gazeta Blic

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të bëjë shqyrtimin e raportit të auditimit të Telekomit të Kosovës.

Ky raport i përket vitit financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018.

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit për Postën e Kosovës për të njëjtin vit financiar.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjithashtu do të shqyrtojë raportin e auditimit të KRU “Prishtina” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018.

Po ashtu, ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

Mbledhja e këtij komisioni mbahet prej orës 11:00.