Showtime

Shqiptarja e cila nga pastruese u bë një super modele

09/24/2020 21:22
nga:L I

Nëse do të shohim Instagramin e saj, do të përballemi me një vajzë, e cila bën një jetë luksoze që të gjithë mund ta dëshironim. Por pas atyre veshjeve dhe makinave të shtrenjta qëndron një histori frymëzimi.

Pas fustanit rrezëllitës dhe flokëve të kuruar, qëndron një vajzë e vogël e cila punonte si pastruese bashkë me nënën e saj, për të përballuar vështirësitë ekonomike.

Ndryshe nga shumë Miss-e që vijnë nga një jetesë komode, të cilat i ka përkëdhelur jeta, kjo vajzë beson në energjinë e universit dhe e cilëson varfërinë si dhuratë nga Zoti.

“Ndodh që jeta të rrëzon, ti duhet të ulesh në gjunjë për të puthur tokën, me besimin se do të ngrihesh sërish për të puthur qiellin”, tha ajo.

Kur arriti një moshë madhore Elsa, me kursimet e saj, shkoi në Amerikë për të studiuar dhe për të nisur një jetë të re. Aty filluan dhe hapat e parë të suksesit. Tashmë Elsa Aliaj renditet në Top 6-shen më të mirë të Miss Universe dhe aspiron që në të ardhmen të jetë një biznesmene.